LTI EXPIK Laboratori i Teknologjisë Informative, si kompani për zhvillimin e programeve (aplikacioneve) softuerike, është themeluar në vitin 2006 si bashkëpunim i frytshëm në mes të ekspertëve në lëmin e programimit dhe të ekspertëve në lëmin e afarizmit dhe teorisë e praktikës ekonomike.
LTI EXPIK e bart tërë njohurinë, eksperiencën, përkushtimin e të punësuarve në projekte të cilat u dedikohen klientëve me qëllim që ata të kenë lehtësime në përdorimin e aplikacioneve të cilat kanë për qëllim që të automatizojnë dhe standardizojnë punën e përditshme të tyre.
LTI EXPIK është kompani ku gërshetohet energjia me përvojën. Tërë ekipi i motivuar mbikëqyret nga bordi udhëheqës i cili përbëhet nga njerëzit me dituri dhe përvojë të çmueshme në lëmi të ndryshme.
Për ne



